![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/12/C82115B7-831E-4DF9-8C86-3F2FA890699E.jpeg)
Nis shembja e shtatë ndërtesave në Laç
16 dhjetor 2019
| 10:41
Ka nisur shembja e shtatë ndërtesave në qytetin e Laçit.
Ndërtesat u vlerësuan të pabanueshme pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit dhe sot do të rrëzohen.
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Shqipëri ka nisur shembjen me makineri, për shkak se ishte e pamundur ndërhyrja për rikonstruksionin e pallateve.
Disa ndërtesa të tjera janë shembur dhe do të shemben gjithashtu nga IKMT në Kamëz, Tiranë dhe Durrës.