Ish-ambasadori i Holandës propozon tre kandidatë për president të Kosovës

16 dhjetor 2019 | 20:21

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka propozuar tre kandidatë për president të Kosovës, Fatmir Sejdiun, Veton Surroin dhe Vjosa Dobruna.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se duke parë situatën e krijuar në Kosovë nuk la pa dhënë mendimin e tij për këtë çështje.

“Fatmir Sejdiu duhet të jetë një kompromis i mirë për postin e presidentit. Ai është me përvojë, i pavarur dhe nuk është më zyrtar i ndonjë partie specifike”, ka thënë Bosch.

“Dy njerëz të tjerë plotësisht të pavarur gjithashtu më shkuan në mendje si kandidatë të shkëlqyeshëm: Veton Surroi dhe Vjosa Dobruna, të dy me përvojë lokale dhe ndërkombëtare. Ata do t’i bënin shumë mirë imazhit të vendit”, ka shkruar ish-ambasadori Bosch.

Bosch beson se ka edhe kandidatë tjerë të përshtatshëm për këtë pozitë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë lojtarët e liruar nga Feronikeli ende kanë marrë fletëlëshimet…