Muhaxheri: Këto ministri do t’i udhëheqë LDK-ja, nëse merren vesh me LV-në

16 dhjetor 2019 | 21:55

Kryetari i Pejës njëkohësisht anëtari i Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka thënë se problem i vetëm mes LDK-së dhe Vetëvendosjes mbetet posti i presidentit.

Muhaxheri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se VV dhe LDK janë pajtuar dhe tashmë i kanë ndarë të gjitha ministritë.

Ai ka thënë se është zgjedhur edhe problemi i ministrive të përfolura, duke pohuar se Ministrinë e Brendshme do ta drejtojë LDK-ja.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, ka thënë se nuk është e nevojshme që LDK të tregojë emrin e Presidentit, derisa edhe për pozitat tjera arrihet marrëveshje vetëm në parim.

“As emrat e ministrave e as emrin e kryetarit të Kuvendit, Vetëvendosje nuk e di, por ne jemi marrë vesh vetëm në parime”.

Muhaxheri ka thënë se ka një agjendë për të lënë fajtore LDK-në si shkaktare që po vonohet formimi i institucioneve.

“Përmes presionit publik po mundohen që LDK-së t’i imponohen disa marrëveshje që nuk i konvenojnë…Këto presione vijnë nga Vetëvendosje, opinionistave që po na dalin nga partitë politike dhe subjekteve tjera që nuk kanë qenë të interesuara që të bëhet kjo marrëveshje”.

Këto ministri do t’i udhëheqë LDK-ja,

nëse merren vesh me LV-në e ato janë:

Ministria e FSK-së, ministria e Punëve të Brendshme, ministria e Infrastrukturës dhe Planifikimit Hapësinor etj ka thënë Muhaxheri ndër tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria Federale e Gjermanisë dëshiron të tërheqë specialistë nga vendet…