Pacolli: Rajonit i duhen zgjidhjet ekonomike

17 dhjetor 2019 | 12:39

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se zgjidhjet ekonomike dhe qasjet ekonomike në favor të qytetarëve janë ato që i duhen rajonit dhe posaçërisht dialogu Kosovë-Serbi.

Këtë deklaratë Pacolli e ka dhënë në një panel ku ishin të ftuar akademikë dhe studentë në Universitetin “Link” në Romë.

Pjesë e këtij paneli ishin edhe ish-kryeministri i kohës së luftës së Kosovës, Massimo D’Alema dhe ish ministri i Punëve të Jashtme të Italisë (7 mandate) Vincenzo Scotti.

“Pata rastin, pos publikut, të flisja edhe me pedagogë e studentë të këtij Universiteti ku japin mësim ish figura politike të fundshekullit të 20-të, dhe ku janë formuar drejtues të klasës aktuale drejtuese italiane”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur në takim ambasadorin…