Kurti e ambasadori italian flasin për sfidat e koalicionit qeverisës LV-LDK

17 dhjetor 2019 | 15:47

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur të martën në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë në Kosovës, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin kanë biseduar për rëndësinë e avancimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve.

Po ashtu në këtë takim është biseduar për përvojat e Italisë në forcimin e saj ligjor e demokratik dhe ndihmën e mbështetjen që mund ta jap ky vend për shtetndërtimin e Kosovës.

Më tutje, Kurti e Sardi kanë diskutuar për situatën aktuale në Kosovë, me theks të arritjet dhe sfidat drejt koalicionit qeverisës midis LV-së dhe LDK-së.

“Kryetari Kurti e falënderoi ambasadorin Sardi për bashkëpunimin gjatë këtyre viteve duke i dëshiruar punë të mbarë në angazhimet e tjera të tij. Me ambasadorin e ardhshëm, urojmë që të vazhdojë puna dhe takimet e përbashkëta me qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore”, ka njoftuar Vetëvendosje.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Peja do të ketë një ndeshje të vështirë në…