Xhaka lavdëron Zhegrovën

17 dhjetor 2019 | 16:14

Taulant Xhaka është shok skuadre me Edon Zhegrovën në skuadrën e Baselit.

Mesfushori që mbron ngjyrat kuqezi të Kombëtares së Shqipërisë, ka thënë se reprezentuesi i Kosovës është një plus për skuadrën me cilësitë e jashtëzakonshme që posedon.

“Edon luftoi në fillim për ta ndarë argëtimin dhe seriozitetin. Sidoqoftë, na ndihmon shumë me driblimin e tij, me cilësitë që ka. Ai e di se ende mund të përmirësohet, veçanërisht në fazën mbrojtëse. Nuk kemi pse të flasim në mënyrë agresive për klasës e tij. Nëse e ka topin në këmbë, diçka ndodh”, ka thënë Xhaka.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) në bashkëpunim me Këshillin Nacional…