Papa shfuqizon ‘rregullin papnor’ për rastet e abuzimeve seksuale

17 dhjetor 2019 | 16:20

Papa Françesku ka bërë ndryshime në mënyrën se si Kisha Katolike i trajton rastet e abuzimeve seksuale të të miturve, duke shfuqizuar rregullin e “sekretit papnor”.

Masa e re e heq obligimin e heshtjes ndaj atyre që raportojnë abuzimin ose thonë se kanë qenë viktima.

Udhëheqësit e kishës kanë kërkuar heqjen e rregullit në një samit që është mbajtur në muajin shkurt në Vatikan.

“Informacioni në rastet e abuzimit ende duhet të trajtohet me siguri, integritet dhe konfidencialitet”, ka thënë Papa, raporton “Rel”.

Ai i ka udhëzuar zyrtarët e Vatikanit që të zbatojnë ligjet civile dhe të ndihmojnë autoritetet gjyqësore civile në hetimin e çështjeve të tilla.

Kisha në gjithë botën është goditur nga mijëra raportime për abuzime seksuale nga priftërinjtë dhe akuzat për fshehjen e tyre nga klerikët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA),  ka mirëpritur zgjedhjen e Maksim…