Rritet vlera e Rashicës

17 dhjetor 2019 | 17:42

Ylli i Përfaqësues së Kosovës, Milot Rashica është lojtari kryesor i Werder Bremen këtë sezon, duke marrë përsipër udhëheqjen e skuadrës gjermane në një sezon shumë të vështirë për ta.

23-vjeçari shënoi një gol të bukur në humbjen e Werderit nga Bayern Munich në fundjavë te Bundesliga. Faqja e specializuar për vlerat e futbollistëve, “Transfermarkt”, ka njoftuar se futbollisti nga Vushtrria, Milot Rashica, nga 20 milionë euro, tani vlen 35 milionë. Kjo është një rritje prej 75 për qind për Rashicën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka bërë me dije se nesër (…