Talenti Ibrahimi nënshkruan për ekipin e parë të Leipzigut

17 dhjetor 2019 | 18:02

Shqipëria dhe Kosova kanë anembanë botës talente garantojnë një të ardhme të shkëlqyer. Këtë herë, futbollisti Mehmet Ibrahimi ka firmosur kontratën e parë si lojtar profesionist.

16-vjeçari që është pjesë e skuadrave zinxhir të Leipzigut në Gjermani nënshtroi kontratë me ekipin e parë. Jo vetëm kaq, por Ibrahimi përfaqëson dhe kombëtaren gjermane për grupmoshën 17-vjeçare. Sulmuesi i krahut ka realizuar 4 gola dhe 1 asistim në 14 ndeshje të Kampionatit gjerman të Veriut për 17-vjeçarët.

Në këtë mënyrë, Mehmet Ibrahimi hedh hapin e parë madhor në karrierë. Leipzigu është kthyer në njërin prej skuadrave më të mira në Gjermani, ku sezonin e kaluar e mbylli në vendin e tretë, ndërsa këtë sezon udhëheq kampionatin gjerman. Jo vetëm kaq, por ekipi gjerman konkurron dhe në Ligën e Kampioneve ku do të përballet në raundin 1/16 me Tottanhamin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka…