Policia e Kosovës suspendon një rreshter policor

17 dhjetor 2019 | 21:02

Policia e Kosovës, mbështetur në udhëzimin administrativ mbi shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore, pas dyshimit të arsyeshëm, ka suspenduar një rreshter policor.

Suspendimi i këtij rreshteri policor është bërë mbi arsyen se i njëjti ka rënë ndesh me udhëzimin administrativ të lartcekur, me ç’rast i njëjti gjatë orarit të punës ka dalur në një lokal në Prishtinë.

Andaj  pas  shkeljes së bërë, këtij rreshteri policor i është ndaluar ushtrimi i detyrave policore për 48 orë.

Policia e Kosovës u është mirënjohëse të gjithë gazetarëve dhe mediave për bashkëpunimin e treguar me PK-në, bashkëpunim ky, i cili reflekton edhe në performancën dhe transparencën e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme…