Besa kërkon rikthimin e tri pikëve nga federata 

18 dhjetor 2019 | 11:36

Besa e Pejës është kampione vjeshtore e Ligës së Parë të Kosovës në futboll. Pejanët dimërojnë me 28 pikë, një më shumë sesa vendi i dytë, Arbëria dhe dy më shumë sesa Liria.

Komisari i Garave i FFK-së klubit pejan ia kishte hequr tri pikë për shkak të moskryerjes së obligimeve financiare ndaj futbollistëve të edicionit të kaluar. Mirëpo, trajneri i Besës, Miftar Rama, ka konfirmuar se janë në pritje të kthimit të këtyre pikëve.

“Po presim që federata të na i kthejë tri pikët, pasi klubi ka kryer obligimet financiare ndaj lojtarëve. Nëse kjo ndodh atëherë do të ishim katër dhe pesë pikë larg ndjekësve”, ka thënë Rama për “RTV Dukagjinin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur Angela Merkel thërret një “samit” në Zyrën e Kancelarisë,…