“Monego” dorëzon padi kundër vendimit të BQK-së

18 dhjetor 2019 | 16:32

Institucioni mikro-financiar “Monego”, ka dorëzuar sot padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për mbylljen e saj për shkak të devijimit të planit të biznesit.

Bashkë me këtë padi, “Monego” ka parashtruar edhe kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të këtij vendimi nga BQK-ja.

Përfaqësuesi ligjor i “Monegos”, Granit Vokshi i paraqiti disa prej arsyeve të tij pse gjykata duhet të marrë vendimin në favor të tyre. “Sapo e dorëzuam padinë për anulimin e aktit administrativ. Pra, anulimin e vendimit të BQK-së lidhur me revokimin e licencës të institucionit jo bankar ‘Monego’. Po ashtu, me këtë padi e dorëzuam edhe kërkesën për shtyrje të ekzekutimit të BQK-së”, ka thënë ai, raporton “KP”. “Ne konsiderojmë se vendimi është i pabazuar, ne shpresojmë që me gjitha provat dhe argumentet që i kemi parashtruar në padi dhe shtyrjen e kërkesës së vendimit janë plotësuar të gjitha kushtet që ky vendim të shtyhet dhe Gjykata të marrë një vendim në favorin tonë”, ka deklaruar ai.

Rikujtojmë se BQK-ja, ditë më parë vendosi për mbylljen e “Monegos” dhe “Iute Credit”, për shkak të normave të interesit të cilësuara jashtë çdo standardi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiu Naim…