Shqipëria merr zyrtarisht kryesimin e OSBE-së, Cakaj: Kemi kapacitete të plota

19 dhjetor 2019 | 23:32

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, në një reagim në profilin e tij në “Facebook”, ka bërë me dije se sot në Këshillin e Përhershëm, pas një pune të pakursyer përgatitore dhe një bashkëpunimi të shkëlqyer në kuadër të Trojkës, Sllovakia i dorëzoi zyrtarisht Kryesinë e OSBE-së Shqipërisë.

Ky moment, sipas kryediplomatit Cakaj, shënon suksesin më të madh në historinë e diplomacisë shumëpalëshe të Shqipërisë, pas anëtarësimit në NATO.

Për një vit me radhë, Shqipëria do të jetë kryesuese e organizatës më të madhe të sigurisë në botë, duke mbuluar gjithë hapësirën nga Vankuveri në Vladivostok.

“Shqipëria gëzon kapacitetet e plota për të adresuar prioritetet e Kryesisë së saj në mënyrë efektive dhe për të kryer detyrimet ndaj vendeve pjesëmarrëse në mënyrë të përgjegjshme”, ka shkruar Cakaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka reaguar në lidhje…