Demiri ndahet me Dukagjinin

20 dhjetor 2019 | 12:57

Dukagjini i Klinës ka nisur ndryshimet në skuadër, pas një stinori jo të mirë në Superligë. Me marrëveshje me klubin është larguar një prej transferimeve të verës, Husein Demiri.

“Prej janarit nuk jam më pjesë e Dukagjinit të Klinës. Ne jemi ndarë me marrëveshje të dyanshme. Pse u largova? Nuk ka ndonjë arsye specifike, thjesht i erdhi fundi”, ka thënë Demiri për “Olle”.

“Kam disa oferta nga Superliga e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë. Do t’i shqyrtoj shumë mirë dhe më pas do të vendosi”, ka deklaruar Demiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë, prag të mbylljes…