KPK-ja dhe Akademia e Drejtësisë, bashkëpunim të mirë në fushën e trajnimeve profesionale

20 dhjetor 2019 | 13:10

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka pritur në takim drejtorit e ri ekzekutiv të Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, të cilit i ka uruar pozitën e re, duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe ofrimin e trajnimeve profesionale nga ana e institucionit që drejton për ngritjen e kapaciteteve të nevojshme për prokurorët.

Kreu i Këshillit dhe ai i Akademisë kanë biseduar edhe për rrjedhën e realizimit të planeve të trajnimeve, të cilat ishin paraparë për këtë vit dhe për planin e trajnimeve për vitin 2020.

Po ashtu, në këtë takim u bisedua edhe për ecurinë e trajnimeve të prokurorëve të rinj, të cilët në Akademinë e Drejtësisë janë duke e ndjekur programin e trajnimeve fillestare.

Në fund të dy bashkëbiseduesit patën pajtim të përbashkët për vazhdimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe administrative të sistemit prokurorial.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britanikja Fallon Sherrock është femra e parë që arrin të…