Sërish përfundon pa marrëveshje takimi Kurti-Mustafa

20 dhjetor 2019 | 16:31

Edhe kësaj here ka përfunduar pa marrëveshje për krijimin e koalicionit qeverisës LV-LDK, takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Gazetarët nuk janë lejuar të hynë brenda ndërtesës së Kuvendit.

Një ditë më parë ndërkombëtarët kanë shtuar presionin për formimin e institucioneve të Kosovës.

Ambasada e ShBA-së dhe e Britanisë së Madhe, si dhe Zyra e BE-së në Prishtinë, kanë vlerësuar se nevojitet formim i shpejtë i qeverisë së re për t’i çuar përpara proceset që e presin Kosovën.

Të njëjtën gjë kanë kërkuar edhe deputetët gjermanë Peter Beyer dhe Christian Schmidt, të cilët e kanë vizituar Kosovën dhe kanë takuar liderët e Lëvizjes Vetëvendosje (LV) dhe të Lidhjes Demokratik të Kosovës (LDK).

Të enjten deputetët gjermanë në adresimin e tyre për media në Prishtinë kanë përmendur edhe çështjen e postit të presidentit të cilin po e kërkon LDK-ja dhe që është bërë pengesa kryesore për arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës në mes të këtyre dy subjekteve.

Deputeti i CSU-së, Christian Schmidt, ka deklaruar se tani nuk është koha që të diskutohet për këtë çështje. “Tash për tash nuk është koha që të zgjidhet presidenti, por të formohet qeveria”, ka thënë Schmidt. Ndaj kësaj ka reaguar edhe deputeti tjetër Peter Beyer, duke e aprovuar qëndrimin e kolegut të tij me fjalën “saktësisht”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ligjvënësit britanikë e mbështetën planin e kryeministrit Boris Johnson për…