Shpërndahen veshje dhe libra për fëmijët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit

20 dhjetor 2019 | 16:47

Qindra fëmijë të çerdheve, kopshteve dhe shkollave të Tiranës iu bashkuan këtë javë “Operacionit Kutia”, duke ndarë jo vetëm lodrat, por edhe veshjet dhe librat e tyre me bashkëmoshatarët e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në Durrës, ku ka dorëzuar një pjesë të dhuratave për fëmijët e strehuar në hotele aty, derisa ka falënderoi të vegjlit e Tiranës që janë solidarizuar me bashkëmoshatarët e tyre.

“Jam shumë i lumtur që fëmijët e Tiranës i kanë përgatitur dhuratat me gjithë zemër. Jo vetëm që kanë vënë ne kuti gjëra të vogla, stilolapsa, lodra, doreza, kapuça, por mbi të gjitha kanë vënë një pjesë të zemrës së tyre. Ndaj, sot jam krenar për të gjithë djemtë dhe vajzat e Tiranës, që kanë bërë të lumtur kaq shumë fëmijë, jo vetëm në Durrës, por edhe në Thumanë, Laç, Kurbin, Shëngjin, Shijak, Kavajë. Më vjen mirë që iu bashkova një pjese të ‘Operacionit Kutia’ këtu në Durrës dhe mezi pres që sot në darkë të marrim raportet sesi kamionët me dhurata kanë shkuar nëpër të gjithë cepat, aty ku ka pasur nevojë për të bërë djemtë dhe vajzat tanë të lumtur. Ishte një gjë e vogël, por me zemër të madhe”, ka thënë Veliaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit…