Guvernatori Mehmeti ndan certifikatat për 31 studentët që përfunduan programin e praktikës në BQK

20 dhjetor 2019 | 17:31

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti ka ndarë të premten certifikatat për studentët e universiteteve dhe kolegjeve që përfunduan me sukses programin e praktikës për vitin 2019 në BQK.

“BQK-ja është e përkushtuar që të mbështesë programin e praktikës për studentë, përmes të cilit po synojmë të ofrojmë mundësinë për studentët që të mësojnë për praktikat më të mira ndërkombëtare që aplikohen në institucionin tonë”, ka thënë guvernatori Mehmeti.

Studentët kanë falënderuar stafin e BQK-së për gatishmërinë që t’u ndihmojnë në kryerjen me sukses të praktikës nga e cila kanë mësuar rreth funksionimit të departamenteve që funksionojnë në kuadër të BQK-së.

Gjatë periudhës korrik-gusht, studentët e përzgjedhur janë vendosur nëpër njësi organizative të caktuara të BQK-së dhe kanë punuar nën udhëzimet e mbikëqyrësve të njësive përkatëse.

Përzgjedhja e kandidatëve të suksesshëm është bërë duke marrë parasysh rezultatet e tyre në studime dhe shkallën e motivimit për të bërë praktikë profesionale në BQK.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditën e sotme dhe të nesërme, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq…