Challandesi nuk premton që Kosova do të kualifikohet në ‘Euro 2020’

20 dhjetor 2019 | 17:21

Ka nisur ceremonia e manifestimit tradicional “Laureatët e Vitit”  e cila mbahet nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Para ceremonisë për RTK-në ka folur trajneri i Kosovës, Bernard Challandes. Ai ka thënë se ndihet i gëzuar për sukseset e Kosovës në këtë vit, por që i pyetur për kualifikim në “Euro 2020” ai nuk pranoi të premtoi një kualifikim.

“Unë nuk mund të premtoi atë sepse në futboll gjithçka është e mundur, ne ëndërrojmë për kualifikim vetëm duke fituar ndeshjet e Ligës e Kombeve”, ka thënë Challandes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Taip Ramadani, ka thënë se…