Shtyhet aksioni për eliminimin e insekteve që sulmojnë pishat e Baballoqit

22 dhjetor 2019 | 16:00

Aksioni për eliminimin e insekteve që kanë sulmuar pishat në fshatin Baballoq të Deçanit është shtyrë për ditët e ardhshme.

Ky aksion ishte paraparë të nisë të dielën por, për shkak të reshjeve të shumta të shiut, është shtyrë.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka falënderuar qytetarët e Deçanit të cilët kanë shprehur interesim t’i përgjigjen pozitivisht aksionit për eliminimin e insekteve nga pishat.

“Aksionin e organizuar për sot në Sukën e Baballoqit, për shkak të reshurave të shumta të shiut, jemi detyruar ta shtyjmë për ditët në vijim. U jam mirënjohës të gjithë atyre qytetarëve të vullnetit të mirë që ishin sot së bashku me ne”, ka thënë Ramosaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë qëndrimit të…