Tërmkolli: Lidershipi i LDK-së e ka shndërruar partinë në shoqëri aksionare

22 dhjetor 2019 | 21:52

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK(, Melihate Tërmkolli, në prag të 30-vjetorit të themelimit të kësaj partie, nuk ka kursyer akuza të rënda në drejtim të lidershipit partiak.
Ajo e ka quajtur udhëheqjen e LDK-së si të mjerë e frikacakë. “E kanë shndërruar LDK-në në një shoqëri aksionare të tyre dhe bëjnë çfarë të munden e çfarë të duan me të. Është koha për ringritjën e LDK-së rugoviane, LDK-së së interesave të Kosovës, LDK-së që punon për Kosovën”, ka shkruar Tërmkolli në profilin e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

LDK, në 30 Vjetor!Në 30 Vjetorin e saj, LDK-ja është gjithçka tjetër, përveҁ LDK identitare Rugoviane. Udhëheqja e saj e “ngushtë” për më se 10 vite ia ka shpërfytyruar shpirtin dhe trupin e saj deri në “zhbërje”. E kanë shëndërruar LDK-në në një shoqëri aksionare të tyre dhe bëjnë ҁ‘farë të munden e ҁ‘farë të duan me të. Të mjerë e frikacakë, shërbëtorë të së keqes, e degdisën LDK-në nga partia e lëvizja më e fuqishme politike, prijëse e proceseve më të mëdha e më të rëndësishme të Kosovës, në një parti të uzurpuar e të ngulfatur për interesa personale e klanore të tyre dhe të nënshtruar ndaj ҁdo interesi të të tjerëve. Është koha për ringritjen e LDK-së Rugoviane, LDK-së së interesave të Kosovës, LDK-së që punon për Kosovën, integrimet shqiptare e evropiane thellësisht perëndimore, LDK-së së guximit politik kombëtar, LDK-së së kulturës politike demokratike, LDK-së përbashkuese rreth ideve e idealeve shtetërore kombëtare, vlerave të lirisë dhe vlerave më të larta njerëzore. Po të duam, po të bëhemi bashkë, po ta kemi përnjëmend, LDK-në tonë e bëjmë të tillë, për vendin tonë, për të ardhmen tonë!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orën 19:00, qendrat e votimit u mbyllën në mbarë…