Milanoviq dhe Kitaroviq garojnë në raundin e dytë për president të Kroacisë

22 dhjetor 2019 | 23:21

Këtë të diel Kroacia ka mbajtur zgjedhjet presidenciale, dhe nga të dhënat e tanishme asnjëri prej kandidatëve nuk ka mundur të fitojë mbi 50 për qind të votave.

Zoran Milanoviq nga partia Social Demokrate ka dalë i pari në zgjedhjet presidenciale në Kroaci, duke e lënë prapa presidenten aktuale Kolinda Grabar-Kitaroviq nga qendra e djathtë.

Milanoviq ka fituar 29.52 për qind, ndërkaq Kitaroviq 26.72 për qind.

Milanoviq dhe Kitaroviq më 5 janar 2020 do të garojnë në balotazh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori Kulturor i Kosovës, Ramë Lahaj, ka reaguar kundër kryeministrit…