Përurohet Qendra e parë Nacionale për trajtimin e sulmit në tru (Foto)

23 dhjetor 2019 | 10:16

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka përuruar Qendrën e parë Nacionale për trajtimin e sulmit në tru, në të cilën janë investuar 1.3 milion euro.

“Sot Kosova bëhet me Qendrën e parë Nacionale për trajtimin e sulmit në tru. 1.3 milion euro investime në pajisje dhe infrastrukturë për trajtimin në kohë të një prej shkaktarëve kryesorë të vdekjes dhe paralizës, për të cilin nevojitet një reagim i shpejtë brenda 3 orëve. Qendra është pajisur me CT dhe rezonancë të re magnetike që do të rrisin edhe më shumë shërbimet për qytetarë. Këtë qendër e ndërtuam që të mbrojmë jetën, shëndetin dhe xhepin e qytetarëve. Urime!”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” ministri Ismaili.

Fotografia e Uran Ismaili

Fotografia e Uran Ismaili

Fotografia e Uran Ismaili

Fotografia e Uran IsmailiFotografia e Uran Ismaili

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga radio gjermane DW? Kroacia më 1 janar 2020 do…