Galatasaray nuk heq dorë nga transferimi i Shaqirit

23 dhjetor 2019 | 10:33

Klubi i madh turk, Galatasaray, është gati ta bëjë të pamundurën për transferimin e sulmuesit shqiptar të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri.

Sipas mediumit turk “Fanatik”, drejtuesit e Galatasarayit janë të sigurt se mund ta transferojnë reprezentuesin e Zvicrës në Turqi muajin e ardhshëm. Galatasaray shpreson ta marrë yllin shqiptar në një huazim fillestar gjashtëmujor, pastaj në verë ta shohë nëse është e nevojshme blerja përfundimtare.

Ky transferim nuk do të jetë i lehtë që të realizohet për faktin se Shaqiri ka konfirmuar disa herë se nuk do të largohet nga Liverpoooli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arilena Ara është fituesja e “Festivalit të Këngës” për këtë…