Marrëveshje bashkëpunimi mes komunës së Junikut dhe universitetit të Gjakovës ‘Fehmi Agani’

23 dhjetor 2019 | 11:35

Komuna e Junikut dhe Universiteti i Gjakovës ‘Fehmi Agani’ kanë nënshkruar marrëveshje ndërinstitucionale për praktik profesionale në drejtimet: Mjekësi, Filologjik, Edukim dhe Shkenca Sociale.

Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet dy institucioneve thellon bashkëpunimin ndërinstitucional duke ofruar mundësi për praktike profesionale për studentë dhe duke obliguar drejtorit përkatëse që studentëve të komunës së tyre t’u ofrojnë kushte për mbajtjen e praktikës profesionale sipas profesioneve në afat prej 15 ditë pune për të gjitha drejtimet.

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka thënë që përpos përkrahjes paraprake për studentë përmes bursave do të vazhdojë angazhimi i tij si kryetar komune duke dhënë kontribut të përgatitjes akademike për studentë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Junikut dhe Universiteti i Gjakovës ‘Fehmi Agani’ kanë…