Mbahet takimi i radhës i grupit punues kundër krimit të organizuar

23 dhjetor 2019 | 11:48

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është mbajtur takimi i radhës i Grupit Punues kundër krimit të organizuar.

Takimin e hapi koordinatori Nacional Kundër Krimit të Organizuar, njëherësh zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra.

Në këtë takim u diskutua për aktivitetet që janë ndërmarrë në luftën kundër kësaj dukurie dhe për përpjekjet maksimale në luftimin e të gjitha llojeve të krimit në Kosovë.

Zëvendësministri Shkodra ka thënë se nuk do të duhej të ketë vakum institucional dhe ka inkurajuar institucionet e vendit që të vazhdojnë me përkushtim të shtuar në këtë drejtim.

Në këtë takim u diskutua raporti përmbledhës vjetor K2 dhe K3, si dhe u vendos të bëhet vlerësimi i Planit të Veprimit të Strategjisë kundër Krimit të Organizuar në muajin shkurt të vitit 2020.

/Epoka e re /

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kate Moss ka publikuar një set fotografik të nxehtë në…