Hertha e ka seriozisht interesimin për Xhakën

23 dhjetor 2019 | 13:12

Ekipi gjerman Hertha Berlin po mendon ta rikthejë në Bundesligë mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka.

Shqiptari nuk do të qëndrojë më në Londër dhe dëshiron largimin që në janar. Hertha është futur fort në garë për t’i siguruar shërbimet e tij. Kalimi i Xhakës në skuadrën e vogël gjermane mund të jetë një hap mbrapa për lojtarin, por atij i është premtuar se do të ketë investime për të ardhmen. Analisti i “Sky”, Lothar Matthaus, pranoi se Xhaka ishte kontaktuar.

“Kam marrë informacione se Xhaka është kontaktuar dhe Preetz ka udhëtuar drejt Londrës”. Drejtori i Herthes, Michael Preetz, e pranoi diçka të tillë: “Po udhëtoj shumë. Ne kemi disa opsione dhe ide që i duam në janar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj deklaratës…