![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/05/vv-4.jpg)
Vetëvendosje uron LDK-në për 30-vjetorin e themelimit
Lëvizja Vetëvendosje ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) me rastin e 30-vjetorit të themelimit.
Kjo lëvizje ka theksuar se LDK-ja ka lindur se lëvizje politike, shoqërore e intelektuale, në krye me Ibrahim Rugovën.
“Para 30 vjetëve ishte kohë e vështirë: 1989 ishte vit i suprimimit të autonomisë së Kosovës nga regjimi i Millosheviqit, burgjet gjithandej Serbisë e Jugosllavisë ishin mbushur përplot me shqiptarë, kurse demonstratat në Kosovë bëheshin të fuqishme dhe të shpeshta. Po shpërbëhej federata, populli kërkonte republikë, LDK lindi si lëvizje politike, shoqërore e intelektuale, me në krye dr.Ibrahim Rugovën. Shumë punë e përpjekje janë bërë për demokraci dhe liri, nga mijëra e mijëra aktivistë të devotshëm. Urime ditën e themelimit!”, është thënë në urimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja janë duke negociuar për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
/Epoka e re/