Berisha në mesin e 20 lojtarëve më të mirë në Serie A

24 dhjetor 2019 | 16:43

Etrit Berisha bëri një lëvizje në afatin kalimtar të verës duke u larguar nga Atalanta për të firmosur me SPAL-in.

Gardiani i Kombëtares shqiptare është kthyer te SPAL-i një nga më të rëndësishmit e skuadrës dhe po mundohet të ndihmojë ekipin për të mbijetuar e shpeshherë ka marrë vlerësime maksimale për paraqitjet e bëra dhe pritjet e shumta.

Këto paraqitje kanë bërë që Berisha të përfshihet në mesin e 20 futbollistëve më të mirë të kampionatit. Natyrisht që ky është një vlerësim i madh për portierin që e mbyll këtë dekadë mes më të mirëve të kampionatit, duke qenë ndër më të dalluarit në fushë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Mjekëve të Kosovës ka reaguar ndaj sulmit të…