Këshilltari i Pacollit: Ivica Daçiq ka shitur armë për ISIS-in

24 dhjetor 2019 | 17:51

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka akuzuar ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq për shitje të armëve për  ISIS-in.

“Këtë vit ai udhëtoi në Irak ku miqtë e tij u futën në telashe nga autoritetet dhe Daçiqi loboi për të siguruar rrugë për shitësit serbë të armëve në territoret e kontrolluar nga ISIS-i”, ka shkruar Zyberaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Zyberajt:

Ivica Daçiqi është fytyra e krimit të organizuar serb. Ka shitur armë edhe për ISIS-in

Ai ka qenë një dealer që shiste armë serbe për ISIS-in në Siri. Bashkëbiseduesit ndërkombëtarë na kanë thënë prej kohësh se Daçiq është njeriu dealer nga Ballkani që shet armë serbe në ISIS dhe ai është nën hetim nga një vend i rëndësishëm perëndimor për këto marrëveshje. Këtë vit ai udhëtoi në Irak ku miqtë e tij u futën në telashe nga autoritetet dhe Daçiq loboi për të siguruar rrugë për shitësit serbë të armëve në territoret e kontrolluar nga ISIS.

Partitë politike dhe mediet, sot në Serbi, kanë raportuar për lidhjet e Ivica Daçiqit me rrjetet e krimit të organizuar dhe kontrabandistët e armëve.

Ne kemi folur për një kohë të gjatë publikisht për lidhjet e Daçiqit me shitjen e armëve në rajone të ndryshme të botës. Ivica Daçiqi ka publikuar nota diplomatike të rreme për të ashtuquajturën tërheqje të njohjeve nga Kosova, por, në fakt, e gjithë fushata e tij ishte të sigurojë tregje të reja për shitësit serbë të armëve në Afrikë dhe rajone të tjera.

Duke e kamufluar këtë qëllim me atë se gjoja po bën betejën kundër Kosovës, është përpjekur të fitojë poenë politikë në Serbi. Mirëpo, përtej kësaj, ai fitoi vetëm miliona euro nga kontrabandistët. Maska e tij po çirret ngadalë dhe, së shpejti, ai do të përfundojë në burg për këto marrëveshje të ndyra që ka bërë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albutrint Morina është lënë i lirë nga Feronikeli, por ai…