Kurti për koalicionin me LDK-në: Jemi kah fundi

24 dhjetor 2019 | 20:32

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se bisedimet me LDK-në janë duke vazhduar.

Ai ka pohuar se të dalin me një qeveri të re ashtu siç e ka dashtë populli.

“Ne në rrugën e bisedimeve me partnerin tonë qeverisës jemi kah fundi, kemi një gur në rrugë, nuk është as shkëmb as guralec, mirëpo me urimet më të mira të Don Lush Gjergjit, e me lutjet e të gjithëve dhe me punën tonë të përbashkët, besoj se do të ia dalim me sukses”, është shprehur Kurti.

Ai ka thënë se takimet me LDK-në kanë vazhduar.

“Edhe sot kemi kontaktuar, edhe dje edhe pardje, edhe nesër, këto nuk ndalen asnjëherë. Por takimet e kontaktet, thirrjet e bisedat nuk janë lajm, lajm do të jetë rezultati, të cilin ne po e presim me shumë dëshirë, ne më shumë se ju”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup i bashkatdhetarëve nga Kaiserslautern i Gjermanisë, së bashku…