Komuna e Junikut, e përkushtuar për të ofruar ambient të sigurt për qytetarët

25 dhjetor 2019 | 15:16

Komuna e Junikut ka shfaqur shqetësimin e saj, ku pas të reshurave të shiut vendpunishtja e shkollës së re në këtë komunë është shndërruar në lokacion të rrezikshëm për nxënësit.

Menjëherë pas kësaj, inspektorati komunal ka pezulluar punimet për të intervenuar kompania punëkryese, e cila ka izoluar vendpunishtën në mënyrë që nxënësit të mos kenë qasje dhe që rrezikshmëria të evtiohet.

“Komuna e Junikut mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve të mira dhe për një ambienti të sigurt për qytetarët”, ka njoftuar Komuna e Junikut.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bankat komerciale në Kosovë kanë klientë mjaftë të disiplinuar të…