Nagavci thotë se janë me fat që kanë një lider si Albin Kurti

25 dhjetor 2019 | 16:57

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, pas mbledhjes se grupit parlamentar të kësaj lëvizje, ka thënë se janë me fat që kanë një lider, siç është Albin Kurti.

Nagavci në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se për Kurtin më i rëndësishëm është populli se cilido post publik.

“Është fat që kemi një lider që të ardhmen e popullit e ka më të rëndësishme sesa cilindo post publik, një njeri që qeverisjen e kupton si përgjegjësi e jo privilegj. Në të ardhmen ai do të vendos standarde të reja jo vetëm të qeverisjes, por edhe të marrëveshjeve eventuale politike që në të kaluarën të tjerët i kanë kuptuar vetëm si pazare!”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë persona janë dënuar me vdekje në Arabinë Saudite, pasi…