Mushkolaj thotë se mosarritja e marrëveshjes LV-LDK është dështim i dy partive
25 dhjetor 2019
| 23:34
Analisti politik Imer Mushkolaj në “Interaktiv” të KTV-së ka folur për dështimin e marrëveshjes LV-LDK.
Mushkolaj ka thënë se kjo prishje erdhi kur doli kërkesa e LDK-së për postin e presidentit.
“Kjo është dështim i dy partive”, ka thënë Mushkolaj.
Ai ka thënë se LDK-ja duhet të sqarojë pse zgjodhi Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Mushkolaj ka thënë se posti i presidentit është shkaktari kryesore që nuk është arritur marrëveshja LV-LDK.