Sot në orën 15:00 mbahet seanca konstituive e Kuvendit

26 dhjetor 2019 | 07:50

Kuvendi i Kosovës sot në orën 15:00 mban seancën konstituive të legjislaturës së shtatë.

Në këtë seancë pritet të betohen deputetët e rinj.

Në rend dite është edhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe Kryesia e re.

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja në këtë seancë shkojnë pa marrëveshje, dhe rrjeshimisht nuk dihet se çfarë do të ndodh.

Skenari i mundshëm, për shkak të mosarritjes se marrëveshjes në mes të LV-së dhe LDK-së, mund të jetë vetëm betimi i deputetëve, ndërsa zgjedhja e Kryesisë dhe kryetarit të Kuvendit të shtyhet për një ditë tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka njoftuar për ndarjen nga…