Deputetët e rinj kanë nisur të mblidhen në Kuvend (Foto)

26 dhjetor 2019 | 14:51

Deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës kanë nisur të futen në ambientet e Kuvendit ku pritet të marrin pjesë në seancën konstituive të legjislaturës së shtatë.

Në sallën e Kuvendit kanë hyrë një numër i deputetëve të LDK-së.

Në këtë seancë pritet të bëhet betimi i deputetëve. Pas betimit të deputetëve në rend dite është edhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe Kryesisë.

Kjo seancë pritet të drejtohet nga deputeti më i vjetër i Kuvendit, Jahja Koka dhe deputetja më e re, Fjolla Ujkani. Të dy deputetët që do ta drejtojnë seancën konstituive janë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën gjashtë ushtarë afganë janë vrarë nga një sulm…