Molliqaj godet LV-në dhe LDK-në: Pazare për pushtetarët, jo mirëqenie për qytetarët

26 dhjetor 2019 | 15:05

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, pak para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, se Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja janë duke bërë pazare për pushtet dhe jo për mirëqenien e qytetarëve.

“Është shpërfaqja e parë, por jo e fundit, e popullizmit të VV dhe LDK-së. Pazare për pushtetarët, jo mirëqenie për qytetarët. Ky mund të jetë slogani i ri i tyre”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Shpërfaqja e parë e popullistëve ndodhë kur fillojnë t’i bëjnë vet të gjitha veprimet e qeverive që dikur i kishin kundërshtuar.

– Me të drejtë e kundërshtonin bllokimin e shtetit nga PDK-ja dikur, por ja ku po e bllokojnë sot vet për po të njëjtat arsye të PDK-së dikur;

– Me të drejtë e akuzonin pushtetin e kaluar që po e lë Kosovën pa buxhet, për interesa partiake e personale, por sot vet po e bëjnë këtë për po të njëjtat arsye;

– Me të drejtë i akuzonin partitë që marrëveshjet qeverisëse po i bazojnë në pazare për kulaçin e pushtetit e jo në program e parime, sot po e shihni se si i kanë shndërruar Ministrin ë e Punëve të Brendshme dhe Presidencën në monedha pazari për po të njëjtin kulaç të pushtetit.

Është shpërfaqja e parë, por jo e fundit, e popullizmit të VV dhe LDK-së. Pazare për pushtetarët, jo mirëqenie për qytetarët. Ky mund të jetë slogani i ri i tyre.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës kanë nisur të…