![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/08/pogba.jpg)
Solskjaer: Pogba nuk largohet nga Unitedi
26 dhjetor 2019
| 16:03
Paul Pogba mund të qëndrojë në Manchester United deri në verën e ardhshme. Lajmi është konfirmuar nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer.
“Pogba është në gjendje të bëjë gjithçka, është mesfushori më i mirë në botë. Mund të luajë në çfarëdo pozite, të shkojë me topa të gjatë apo të shkurtër, të vrapojë apo të pasojë. Kur është në fushë, i jep shumë skuadrës”, ka thënë trajneri i Unitedit. Juventusi dhe Real Madridi janë dy skuadra që po interesohen për mesfushorin e Francës.