Glauk Konjufca zgjedhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

26 dhjetor 2019 | 16:07

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Konjufca ka marrë 75 vota të deputetëve të Kuvendit, 27 kundër e 6 abstenime.

Kandidaturën e Konjufcës për kryetar të Kuvendit, para deputetëve e ka paraqitur lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti .

Glauk Konjufca në mandatin e kaluar ka qenë shef i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje. \

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paul Pogba mund të qëndrojë në Manchester United deri në…