Nagavci, Shala dhe Krasniqi zgjedhen nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës

26 dhjetor 2019 | 16:13

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci është zgjedhur nënkryetare e parë, nga LDK-ja, Kujtim Shala dhe nga PDK-ja, Memli Krasniqi. Ata kanë marrë 104 vota.

Nga radhët e minoriteve, Sllavko Simiq nga Lista Serbe dhe nga komunitetet jo serbe, Fikrim Damka janë zgjedhur nënkryetarë të Kuvendit.

Me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve është konstituar Kuvendi i Kosovës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Clippersat e fituan me rezultat 111-106 derbin eLos Angeles ndaj…