Nxënësit e shkollës “Fehmi Lladrovci” marrin vendin e parë në garat e “STAR-UP”

26 dhjetor 2019 | 17:08

Nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas, kanë arritur të marrin vendin e parë në garat e organizuara nga ICKosovo-START-UP Social Venture Workshop.

Nxënësit e kësaj shkolle, Rijad dhe Venis Morina, Izet Gashi, Argjend Çelaj dhe Lavdim Ajazi kanë marrë vendin e parë me projektin e tyre “XKOM” dhe kanë fituar shpërblim në vlerën prej 5 000 euro.

Në këtë garë kanë marr pjesë nxënësit e shkollave të mesme nga i gjithë vendi, dhe kanë garuar 400 projekte.

Drejtori i shkollës “Fehmi Lladrovci”, Lulzim Nika, ka falënderuar nxënësit për këto të arritura dhe profesorin Visar Krelani dhe ka inkurajuar që të vazhdojnë me projekte të tilla.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi ka uruar deputetët e legjislaturës së shtatë…