Shoqata Zejtare e Prizrenit dhuron donacion prej 2 000 euro për familjen Abazi

26 dhjetor 2019 | 17:10

Shoqata Zejtare Afariste nga Prizreni i ka dorëzuar të enjten familjes Abazi një donacionin në vlerë prej 2 000 euro.

Me këtë rast, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, e ka pritur në takim kryetaren e Shoqatës zejtare afariste, Ymran Fusha, nënkryetarin Armend Jakupi dhe sekretarin Hasan Krasniqi, të cilët i ka falënderuar për zemërgjerësinë me këtë familje pas tragjedisë së tërmetit në Shqipëri.

Kryetarja e kësaj shoqate, Ymran Fusha, ka deklaruar se i është bashkangjitur aksionit të kryetarit Lutfi Haziri “Pak nga ne, shumë për ata”, duke thënë se kjo është më e pakta që mund ta bëjnë për këtë familje.

Përndryshe, familja Abazi nga Livoçi i Epërm i Gjilanit, ka humbur dy djemtë e saj, Isën e Shemesdinin, në tërmetin që kishte goditur Shqipërinë më 26 nëntor.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas,…