Veseli uron deputetët për konstituimin e Kuvendit, kërkon që të formohet qeveria

26 dhjetor 2019 | 17:17

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka falënderuar qytetarët e Kosovës dhe deputetët e dy legjislaturave të kaluara të cilët e kanë votuar atë për kryetar të Kuvendit.

Ai ka uruar qytetarët dhe deputetët për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Po ashtu, ai ka uruar që sa më shpejt të formohet qeveria.

Veseli ka thënë se Kosova është shtet i ri dhe nuk do duhej që spektri politikë të krijojë polarizime të qytetarëve.

Deklarata e plotë e Veselit:

Për dy mandate kam qenë kryetar i Kuvendit deri në ditën e sotme. Jam shumë falënderues prej qytetarëve dhe deputetëve.

Sot është konstituua Kuvendit i Kosovës, përkatësisht institucionet e saja. Ju uroj të gjithë qytetarëve tanë.

Po ashtu shpresojmë që dita e sotme që t’i hap rrugë edhe krijimit të institucioneve siç është formimi i qeverisë.

Jemi shtet i ri, jemi demokracia e re parlamentare, janë normale rotacionet demokratike.

Ajo çka është kryesore nuk duhet t’i polarizojmë qytetarët mes vete edhe në të njëjtën kohë nuk duhet të krijojmë kriza artificiale të cilat mund ta vejnë situatën e qytetarit tanë në një krizë e cila është sociale, siç është marrja e pagave që nga shkurti, përkatësisht marsi i vitit të ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sulmuesi i Trepçës ’89, Blerand Kurtishaj që fitojë në vitin…