Ambasada e Britanisë bën thirrje për formimin e shpejtë të Qeverisë

26 dhjetor 2019 | 21:30

Pas thirrjes së ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka bërë thirrje që tani pas konstituimit të Kuvendit, të krijohet edhe Qeveria.

Përmes një postimi në profilin zyrtar në rrjetin social, ambasada britanike, ka shkruar se “pothuajse tre muaj që nga zgjedhjet parlamentare, formimi i një qeverie të re është vonuar”. “Ne mirëpresim konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe urojmë kryetarin e re, Glauk Konjufcën dhe zëvendëskryetarët e rinj. Pothuajse tre muaj që nga zgjedhjet parlamentare dhe formimi i qeverisë së re është vonuar. Tani që është konstituuar Kuvendi, votuesit e Kosovës meritojnë të kenë sa më shpejtë qeverinë për të cilën votuan më 6 tetor”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur…