Kurti refuzon edhe ftesën e dytë të presidentit Thaçi për takim

27 dhjetor 2019 | 16:58

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pretendent për kryeministër të Kosovës nuk do t’i shkojë as në takimin e mbrëmjes presidentit Hashim Thaçi për t’u mandatuar.

Në njoftimin për media nga LV-ja, Kurti i thotë se “nuk mund të vijë as sonte”.

“I nderuari presidenti i Republikës së Kosovës, ju faleminderit për dy ftesat e sotme që të takohemi sot, ftesa këto që fillimisht publikoheshin nëpër portale pastaj mbërrinin në zyrën tonë. Sot isha jashtë vendit. Nuk do të mund të vijë as sonte. Për t’u konsultuar për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë, takohemi gjatë ditëve në vijim. Ndërkohë, por i shqyrtoj këto nenet që i keni përmendur në dy letrat tuaja”, i ka shkruar Kurti presidentit Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik e ka…