Hyri nën rrënoja për të shpëtuar jetë njerëzish pas tërmetit, Meta nderon mjekun

27 dhjetor 2019 | 15:48

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka nderuar sot me titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, mjekun Grei Malo, të cilin e ka cilësuar hero.

Mjeku Malo, ka zbritur në terren menjëherë pas goditjes së tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Ai ishte futur nën rrënoja për të shpëtuar jetë njerëzish në të gjitha zonat e dëmtuara.

“Me nderim dhe mirënjohje të thellë, pata sot privilegjin të vlerësoja me titullin e lartë ‘Për Merita të Veçanta Civile’, mjekun hero Grei Malo, i cili zbriti në terren menjëherë pas goditjes së tërmetit tragjik të 26 nëntorit, duke hyrë nën rrënoja e shpëtuar jetë njerëzish në të gjitha zonat e dëmtuara, dhe spikati me kontributin e tij të veçantë humanitar si anëtar i Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile, për shpëtimin e të riut Klajdi Qato. Mirënjohje Grei Malos që dha një shembull të jashtëzakonshëm të sakrificës dhe profesionalizmit, duke na bërë krenarë dhe gëzuar respektin e të gjithë shqiptarëve! Mirënjohje të gjithë anëtarëve të Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dallas Mavericks e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 102-98…