Hoxhaj: PDK-ja ndjekë logjikën shtetërore për bërjen e opozitës

28 dhjetor 2019 | 16:08

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se kjo parti do të ndjekë logjikë shtetërore për bërjen e opozitës.

Hoxhaj ka thënë për “Epokën e re” se PDK-ja ka përvojë të mirë të opozitës.

“PDK-ja do të jetë një parti e cila do të ndjekë edhe një filozofi politike, një logjikë shtetërore për bërjen e opozitës. Se cilat mund të jenë qëndrimet tona për temat e caktuara dhe metodat politike është herët të thuhet. Ne nuk e dimë se si duket përbërja e qeverisë, ne nuk e dimë se cili do të jetë programi qeverisës dhe ne nuk e dimë se si do të sillet qeveria e ardhshme në raport me interesat shtetërore të vendit. Një gjë e di, se në një demokraci qeveris edhe ajo shumicë parlamentare e cila mund ta formojë qeverinë, por edhe opozita e ka pushtetin e saj. Pushteti i opozitës është beteja e ideve të reja dhe beteja e zgjidhjeve të reja. Ne si parti kemi përvojë më të gjatë duke qenë në qeveri dhe, po ashtu, kemi edhe një përvojë të mirë të opozitës 2004-2007”, ka thënë Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Hong Kong, ka arrestuar dhjetëra protestues dhe ka…