Analistët: Presidenti respektoi ligjin, Kurti të bëjë më shpejt qeverinë

28 dhjetor 2019 | 16:23

Blerje e kohës për të arritur një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, po shihet refuzimi i liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti për t’iu përgjigjur ftesës së presidentit të vendit për ta mandatuar për formimin e qeverisë.
Gjatë ditës së djeshme presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka dërguar dy ftesa kryetarit të LV-së, si partia e parë e dal nga zgjedhjet e 6 tetorit për ta madatuar për formimin e qeverisë, por që përmes një letre, kryetari i LV-së, Albin Kurti kishte thënë se e ka të pamundur t’i përgjigjet ftesës pasi gjendet jashtë shtetit.
Megjithatë, në një takim të fundvitit me gazetarët, Kurti ka deklaruar se nuk mund të caktohet një takim i tillë sot për sot, derisa ka pasur reagime të shumta se së pari partia e parë e dal nga zgjedhjet duhet t’ia propozojë një emër për kryeministër presidentit.
Politologu Ramush Tahiri, ka deklaruar për “KP”, pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, presidenti e ka për obligim që ta thërrasë në konsultim partinë fituese për ta marrë emrin e kandidatit për kryeministër, e që sipas tij, presidenti me të drejtë e ka dërguar ftesën për të marrë propozimin nga LVV.
Ai thotë se presidenti e ka respektuar procedurën, ndërsa shtoi se liderit të LVV-së, Albin Kurti duhet t’i ngutet për ta formuar Qeverinë e Kosovës. Tahiri thekson se lideri i LVV-së, Albin Kurti duhet ta bëjë me shpejt qeverinë, pasi çdo vonesë që bëhet është e dëmshme për vendin.
Ndërkaq, analisti politik Rasim Alija, thotë se refuzimi i kryetarit të LVV-së, Albin Kurti për të shkuar te presidenti për t’u mandatuar është një blerje e kohës për të arritur një koalicion me LDK-në.

Ai thotë se edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe kreu i LVV-së Albin Kurti, nuk duhet të vonojnë krijimin e institucioneve të vendit.Sa i përket mundësisë së arritjes së një marrëveshje për koalicion mes LVV-së dhe LDK-së pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit të Kosovës, Alija thotë se LVV duhet të mendojë për opsionet që do t’ia ofrojë LDK-sëAi tutje ka deklaruar se LVV-ja,  duhet të mendojë se nëse dëshiron të ketë një qeveri të pakicës e cila nuk do të kishte më shumë se një vit e gjysmë jetëgjatësi.Në lidhje me afatet kohore për mandatarin për kryeministër, njohësi i rrethanave politike dhe Kushtetuese, Mazllum Baraliu, thotë se neni 95 i Kushtetutës e parasheh që qysh prej momentin kur Albin Kurti mandatohet nga presidenti për kryeministër, rrjedh afati i parë 15 ditësh për formimin e qeverisë. Nëse nuk ka vota për këtë, pason afati tjetër 10 ditësh, e nëse as pas kësaj nuk arrihet, presidenti shpall zgjedhjet e reja brenda 40 ditësh.
Por neni tjetër, ai 85, për Baraliun parasheh që mandatari për kryeministër, prej ditës kur mandatohet ka afat rreth 60 ditë për të formuar qeverinë dhe pas saj, sërish shpallje për zgjedhje të reja. Krahas këtyre neneve, që nuk i lejohet partisë së dytë të ofrojë mandatar është një vendim i vitin 2014 i Gjykatës Kushtetuese, ku i lejohet partisë së dytë dhe tretë të ofrojnë kandidatin e tyre për kryeministër pas dështimit të partisë së parë. Sa i përket ftesës së presidentit Thaçi për kandidatin për kryeministër, Albin Kurti, Baraliu duke kërkuar përgjigjen karshi kësaj ftesë konsultative, thotë se nuk ka detyrë ma prioritet të partisë fituese se sa t’i përgjigjet kërkesave dhe obligimeve Kushtetuese. Ndërkaq, njohësi i rrethanave politike në Kosovë, Albert Krasniqi, thotë se akti i konsultimit të presidentit me partinë politike që ka fituar numrin më të madh të votave në zgjedhje për të caktuar mandatarin për kryeministër, nuk nënkupton domosdoshmërish takim formal.
“Akti i konsultimit të Presidentit me partinë politike që ka fituar numrin më të madh të votave në zgjedhje për të caktuar mandatarin për Kryeministër, nuk nënkupton domosdoshmërish takim formal. Konsultimi mund të bëhet edhe në forma tjera zyrtare, përmes së cilave partia politike i propozon emrin e personit për mandatar për kryeministër. Partia politike që ka qoftë shumicën relative, qoftë shumicën absolute në Kuvend, nuk ka nevojë të paraqes asnjë dëshmi para Presidentit që ka mbështetjen e të pakën 61 deputetëve në Kuvend. Se a do t’i ketë votat e nevojshme për formimin e Qeverisë përcaktohet nga votimi në Kuvend”, ka shkruar ai në “Facebook”./KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë…