Kurti: Në janar kemi përpara përpjekjet për arritjen e koalicionit me LDK-në

29 dhjetor 2019 | 13:15

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, se në janar kanë përpara përpjekjet për arritjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

“Në janar kemi përpara përpjekjet për arritjen e koalicionit qeverisës me LDK-në”, ka thënë Kurti.

Ai në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes ka thënë se nuk kanë kohë për të humbur.

Në këtë mbledhje, ai ka folur edhe për ofertën të cilën LDK-ja e ka refuzuar për arritjen e koalicionit. Kurti ka thënë se nuk mund t’i ofrojë dikujt më shumë se sa i ka dhënë qytetari në zgjedhjet e 6 tetorit.

Kurti ka bërë kompromis, duke ia ofruar LDK-së gjysmën e programit qeverisës dhe gjysmën e kabinetit qeveritar.

Më tutje, Kurti ka thënë se Kosovën dhe Vetëvendosjen në vitin 2020 e presin shumë punë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i njohur shqiptar Taulant Xhaka dhe e dashura e…