Kurti: Datën për formimin e qeverisë ma përcakton LDK-ja, jo presidenti

29 dhjetor 2019 | 14:29

Kandidati për kryeministër të Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke iu referuar vonesave për formimin e qeverisë më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ka thënë se datën nuk e përcakton presidenti i vendit, Hashim Thaçi, por ajo varet nga partneri i koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

“Presidenti e ka përcaktuar datën e seancës konstituive për 26 dhjetor kur ne ishim aty dhe në kohë rekord e konstatuam Kuvendin. Presidenti përcakton datën e konstituimin të Kuvendit dhe jo formimit qeverisë. Mua datën ma përcakton LDK-ja, nuk bën të ketë keqkuptime. Takimet do të ndodhin dhe do të ketë konsultime. Ndërkohë po i intensifikojmë bisedimet”.

“Në janar kemi përpara arritjen e marrëveshjes me LDK-në. 80 ditë nuk mjaftuan për ta arritur marrëveshjen që kërkohej sepse kishte kërkesa përtej mandatit. Ne kemi marrë mesazh të qartë në zgjedhje, që opozita e djeshme të jetë pozita e ardhshme. Ne si lëvizje jemi munduar të reflektojmë në këtë mesazh. Ne kemi ofruar njërin nga dy postet që qytetarët na ofruan neve. E ofruam pozitën e kryeparlamentarit por ajo u refuzua”, ka thënë Kurti në një prononcim për medie.

Kurti i kishte refuzuar dy kërkesa për takim me Thaçin në lidhje me caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë së re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Leonardo raportohet të ketë biseduar…